Subscribe

Votimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit mbetët një ndër prioritetet e mazhorancës. Synohet që Komisioni i Reformës Zgjedhore të ndërmarrë hapa konkrete për të sanksionuar në ligj pjesëmarrjen e emigrantëve në votim. Por për ministrin Pandeli Majko, do të duhet një ndryshim më i madh se parashikimet që mund të bëhen në Kodin Zgjedhor.

 

“Ndoshta do të duhet të rishikojmë edhe Kushtetutën”

 

Për mazhorancën rëndësi ka edhe përfshirja e emigrantëve në zhvillimin ekonomik të vendit. Për këtë,  Majko thekson nevojën për krijimin e kushteve për këdo që kërkon të investojë në Shqipëri.

 

Nëntorin e këtij viti pritet të zhvillohet samiti i Diasporës, ku do të prezantohet një plan konkret veprimi për të forcuar lidhjet e shtetit me shqiptarët që jetojnë në vende të tjera të botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *