Reshje dëbore në zonat malore të juglindjes së vendit. Reshjet kanë përfshirë fshatra të Voskopojës, Lekasit si dhe fshatra të Devollit të sipërm, përfshi këtu dhe Dardhën.

Probleme në qarkullim paraqiten vetëm në majë të Mashkullores në aksin rrugor Korçë – Panarit, aty ku dhe trashësia e borës ka shkuar deri në 20 cm.

Në akset e tjera rrugore të zonave të përfshira nga dëbora nuk raportohen probleme përsa i përket qarkullimit të mjeteve.

Dëbora ka përfshirë të gjitha zonat malore në lartësite mbi 1000 m mbi nivelin e detit, duke sjellë uljen e ndjeshme të temperaturave, të cilat kanë shkuar deri në – 4 grade celsius

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *