Subscribe

Ne mënyre te përsëritur, kompania ajrore “Blu Panorama” ka lënë me ore te tera ne pritje, pasagjeret qe fluturojnë drejt Italisë. Ne shume raste, nuk ka shpjegime për këto pritje te gjata, ndërsa ne disa te tjera, shkaqet mund te jene teknike, ne çdo rast pasagjeret janë me te dëmtuarit. As kompania dhe as shteti, nuk ka ndërhyre qe situata te tilla te mos përsëriten. Autoriteti i Aviacionit Civil thotë se situata te tilla, ndodhin ne periudha ku fluksi i fluturimeve është i madh. Por paralelisht me këtë fakt, ata i kane bere një note proteste Autoritetit te Aviacionit ne Itali ndaj kompanisë “Blu Panorama”. Por ekspertet thonë se pavarësisht faktit se kompania është ndërkombëtare, shteti ka kompetence edhe te pezulloje fluturimet e saj, ne rast se 80 % e tyre, nuk zbatohet sipas planit te miratuar nga Autoriteti. Ne çdo rast, eksperienca ka treguar se qytetari edhe pse ka te drejte, nuk e fiton atë. Ndaj nuk mbetet gjë tjetër veçse, pasagjeri te refuzoje kompanitë qe nuk ofrojnë shërbimin e duhur. Por edhe ne këtë rast, cikli duket i mbyllur, pasi konkurrenca ne këtë treg, nuk te jep alternativa për te zgjedhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *