Policia e Maliqit ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi vodhi dyqanin e bashkëfshatarit të tij dhe kërcënoi vajzën e këtij të fundit nga telefoni.

Në pranga përfundoi Skerdi Lamçe, banues në fshatin Sheqerasi, i dënuar disa herë më parë për “vjedhje”. Ai vodhi në dyqanin e shtetasit V. Q., ushqime dhe paketa cigare në vlerën 20 mijë lekë, si dhe kanosi nëpërmjet telefonit vajzën e pronarit të dyqanit.

Në momentin e shoqërimit në ambientet e Komisariatit Korçë, ai gjithashtu ka tentuar të largohet, por u kap menjëherë nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *