Policia e Elbasanit ka arrestuar një 33-vjeçar, i cili nën kërcënimin e një thike vodhi disa ushqime në një supermarket dhe tentoi të largohej. Ngjarja u shënua në lagjen “Aqif Pasha”.

Në pranga përfundoi shtetasi me iniciale E.S., me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes. Sipas njoftimit të policisë, ai është kapur nga forca e posamçe “Shqiponjat”, në afërsi të banesës së tij.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *