Një 46 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se i ka vjedhur nga çanta një shumë parash një shtetasi ne Milot.

 

Ndalimi i shtetasit me iniciale B.A. nga Mitrovica ëhstë bërë nga policia e Kurbinit në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme.

 

Policia bën me dije se ky shtetas, në tregun e Milotit, i ka vjedhur nga çanta një shtetasi shumën monetare prej 100.000 lekë. Ndërkohë në momentin që 57 vjeçari nga Kurbini e ka konstatuar në moment dhe ka lajmëruar policinë, ku falë reagimit në kohë , shërbimet e policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.

 

Uniformat blu në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar shuma monetare që shtetasi B.A , kishte vjedhur në çantën e 57 vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *