Subscribe

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ushtroi të drejtën e votës këtë të diel.

 

Pas votimit, bashkë me bashkëshortin e saj dhe dy vajzat, Osmani bëri thirrje për qytetarët që të gjithë t’i bashkohen këtij procesi.

 

“Sot është një ditë e bardhë për Kosovën, është një ditë kur të gjithë qytetarët tanë do ta përcaktojnë të ardhmen e tyre, do ta përcaktojnë fatin e vendit dhe individual. Është një ditë e ftohtë por ftoj të gjithë qytetarët të votojnë. Ftesë e veçantë dhe inkurajim i veçantë për të gjitha gratë dhe vajzat e Kosovës sepse barazia fillon tek kutia e votimeve. Falënderoj mërgatën për pjesëmarrjen në votime dhe po ashtu një falënderim për të gjithë komisionerët dhe gjithë vëzhguesit”, deklaroi Vjosa Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *