Subscribe

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, në krye të shtetit në Kosovë është vendosur Vjosa Osmani. Ajo do të qëndrojë në këtë post deri në zgjedhjen e Presidentit të ri.

Në mesazhin e saj drejtuar popullit, Osmani tha se vendi po kalon një situatë të vëshitirë, duke shtuar se shteti forcohet më shumë nga sfidat me të cilat i duhet të përballet.

“Të dashur qytetarë vendi ynë po kalon ditë të vështira. Qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë besnikëri. Kemi kaluar sfida të shumta prandaj duhet të ushtrojmë me maturi përgjegjësitë sepse shteti bëhet i fortë edhe kur përballet me sfida. Jemi të vetëdijshëm se veprimet e dhomave të specializuara janë rrjedhojë shtetërore të cilat Kosova i ka pranuar. Proceset që vijnë pas nuk do e dëmtojnë projektin tonë kombëtar për liri, i cili është ndërtuar mbi sakrificat e brezave të tërë. Dua të shpreh vlerësimin tim të gjithë atyre që kanë treguar vendosmëri dhe besim në institucione dhe u janë përgjigjur ftesës së dhomave të specializuara, duke dëshmuar besim të palëkundur në drejtësi. Dua t’ju lusë të qëndrojmë ngushtë me njëri-tjetri. Do të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve dhe do të ruajë stabilitetin. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin eKosovës dhe miqtë e saj”, nënvizoi Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *