Subscribe

Që të njohësh një komb duhet të dëgjosh zërat që vijnë nga provincat dhe deshifrimet e historive që përjetohen çdo ditë.

 

Nëpërmjet veprës “Tetralogjia e kohëve” e autorit  qipriot Jorgos Filipou Pieridhi kuptohen detaje të së shkuarës dhe të ardhmes njëkohësisht dhe përjetimet emocionale të personazhit protagonist i cili pëson disfata ndër kohë.

 

Këto tregime më kujtojnë stilin e Cehovit shprehet kritiku letrar Ylljet Alicka i cili thekson se është më mirë të lexosh këto tregime se sa mijëra faqe histori.

 

Ndërsa botuesja Irena Toçi pohon se sjellja e librave nga gjuhët ballkanike është një strategji për njohjen e historisë së vendeve fqinj.

 

Tetralogjia e kohës është qasja e duhur e jetës së përditshme sjellë në shqip nga përkthyesi Kristo Pulla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *