Subscribe

Për të kujtuar traditën dhe për të rikthyer vëmendjen tek Mokra, në zonën e njohur të juglindjes është sjellë për herë të parë Festa e Kulaçit dhe e Dollisë.

 

Kulinaria e veçantë është shpalosur bashkë me muzikën tradicionale te Mokrës.

 

Pjesëmarrësit nuk shijuan vetëm ushqimin me produkte bio por edhe këngët e vallet.

 

Ky aktivitet i bashkisë së Pogradecit solli shumë vizitorë edhe nga zona të tjera, të cilët u njohën edhe me pjesën historike të Mokrës.

 

“Mokra N’Festë”, pritet të kthehet në një traditë për zonën, e cila dy dekadat e fundit ka njohur një braktisje të madhe nga banorët si dhe probleme të shumta me infrastrukturën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *