Greqia ka raportuar këtë të shtunë një tjetër viktimë nga Covid 19. Ai është një 76 vjecar, biznesmen dhe shkencëtar i biomjekësisë në vendin fqinj, i cili humbi betejën me sëmundjen në spitalin Sotiria për shkak edhe të sëmudjeve ë tjera shoqëruese, si hipertensioni.

Deri më tani nga koronavirusi kanë humbur jetën 109 persona në vendin fqinj.

Ndërsa numri i të infektuarve është rritur në 2.224. Kryeministri Kiriakos Mitsotakis tha se është i sigurt që Greqia do ta kapërcejë krizën e shkaktuar nga kovid 19, dhe se pasojat ekonomike do të jenë të përkohshme.

Në Maqedoninë e Veriut numri i viktimave është rritur në 49, ndërsa ai i të prekurve në 1.117. Autoritetet  kane arrestua 56 eprsona per shkak te rthyerjes se rregullave te izolimit ndersa shume te tjere jane gjobitur.


Ndërkohë në Kosovë 12 paceinte kanë humbur betejën me sëmundjen, ndërsa të infektuarit jane 449.  Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u shpreh për mediat se shpreson që deri më 4 maj do të ketë një përmirësim të situatës së krijuar nga COVID-19, dhe se në këtë datë parashikohet fillimi i fazave për kthimin në normalitet.

Ndërkohë në Serbi, numri i të vdekurve ka shkuar në 110, ndërsa ai i të prekurve ka shkuar në 5,690.

Lidhur me kërkesën e Patriarkut Irenej për kremtimin e Pashkës me praninë e besimtarëve, kryeministri Aleksandër Vucic u ka kërkuar ndjesë duke theksuar se nuk mund të bëjë asnjë përjashtim.

Ndërkohë ne Beograd mberriti kete te shtune një avion tjetër me pajisje mjekësore nga nga Bashkimi Europian, kryesisht maska, tërmometra dhe pajisje të tjera në ndihmë të ekipeve të sherbimit spitalor për luftën me koronavirusin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *