Subscribe

Shënohet viktima e 16 nga koronavirusi në Shqipëri. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të enjteje një 78-vjeçar nga Durrësi, që ishte në gjendje të rëndë.

 

“Ju bëjmë me dije se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 78- vjeçar nga Durrësi i konfirmuar me COVID-19. 78-vjecari ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej 3 ditësh dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.  Deri tani janë 16 persona që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri.”

 

Të martën ndërruan jetë dy pacientë, ndërsa e mërkura nuk kishte viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *