E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

E shtuna me diell në të gjithë vendin, temperaturat ngjiten deri në 34°C

E shtuna do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin.

Gjatë orëve të paradites priten intervale të gjata me diell, më të dukshme në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore moti do të shoqërohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare.

Edhe pasditja do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme në të gjithë territorin, pa reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë sërish rritje.

Reklamë

Vlera minimale pritet të regjistrohet në Ersekë me 12°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 34°C në disa zona të vendit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë