Rritet numri i të vdekurve për shkak të sëmundjes Covid-19. Viktima e 11 është një 79 vjeçar nga Tirana. Pas 18 ditësh qëndrim në spitalin infektiv të Tiranës, ai humbi jetën nga një atak kardiak. Albana Fico, Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik bën me dije se i moshuari vuante nga sëmundje të tjera.

 

 

Në këtë fillim jave numri i të infektuarëve me koronavirus pësoi një rënie të lehtë, me 11 raste të reja.

 

 

Brenda 24 orëve pacientët që ndodhen në terapi intensive është shtuar me një, duke e çuar numrin në shtatë.

 

 

Rastet e reja të identifikuar si pozitiv kanë rritur kurbën e të prekurve në Tiranë, Shkodër, Tropojë, Fier, Shkodër por nuk ka zgjeruar hartën e qyteteve të prekura nga virusi.

 

 

Nga Veriu në Jug të Shqipërisë vazhdon hetimi epidemiologjik për të shkëputur zinxhirin e transmetimit të koronavirusit nga kontaktet që kanë pasur 223 të infektuarit në gjithë vendin. Të shëruarit arrijnë shifrën 44, katër prej të cilëve në orët e fundit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *