Sony po punon në të paktën 5 smartphone, nga ku do të mund të instalohen lojra të PlayStation gjatë 18 muajve të ardhshëm. Sipas website-it japonez Nikkei, lojrat do të lançohen si fillim në tregun aziatik, në fund të Marsit 2018.
Në Mars të këtij viti, kompania shpalli departamentin “ForwardWorks”, e ndërtuar specifikisht në prodhimin e lojrave për platformat Android dhe iOS, të mbështetura në karaktere të mirënjohura të PlayStation.
Nuk është hera e parë që Sony lidh PlayStation me tefefonat portabël. Në vitin 2012, kompania promovoi “PlayStation Mobile”, një software I cili lejonte përdoruesit e telefonave “PlayStation certified” të modele si “Sony Xperia range” të shkarkonin disa lojra klasike. Megjithatë, ky koncept dështoi të tërhiqte mjaftueshëm vëmendje, dhe gjithashtu shitjet nga përdoruesit e kësaj platform nuk ishin shumë të larta.
Fakti që rivali I saj,”Nintendo” ka përqafuar plotësisht sektorin e smartphone, është vërtet një factor motivues për “Sony”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *