Një grua është arrestuar në plazhin Zurriola në Spanjë, pasi theu karantinën duke shkuar për “surf”.

Pas konfirmimit se gruaja rezulton pozitive me koronavirus, e për pasojë duhet të qëndronte në shtëpi, disa oficerë, një pjesë e të cilëve ishin të pajisur me veshje mbrojtëse, të përshtatshme për të shmangur infektimin, zbarkuan në plazh dhe i vunë prangat.

Gruaja, jo vetëm që refuzoi të ndalontë së bëri “surf”, por njëkohësisht tentoi që t’i shpëtonte policisë duke vrapuar.  Ajo u arrestua për kundërshtim të autoriteteve dhe krime kundër shëndetit publik.

E reja, e cila punonte si shpëtimtare në plazhin La Concha ishte raportuar në polici nga një kolege që u telefonoi menjëherë kur e pa në ujë,

https://twitter.com/eSPAINews/status/1302983057226510337?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1302983057226510337%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fenglish.elpais.com%2Fsociety%2F2020-09-08%2Fwoman-arrested-for-surfing-in-northern-spain-after-testing-positive-for-covid-19.html

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *