Prej disa ditësh tashmë, Turqia jugore gjendet në një betejë të vështirë me zjarret që janë përhapur në më shumë se  17 provinca në brigjet e Egjeut dhe Mesdheut. (efekte)

Katër persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa vijojnë evakuimet nga zonat e rrezikut. Ndërkaq, vatrat e zjarrit janë ende aktive në rajonin e Antalias dhe provincën Mugla.

Pranë qytetit të njohur bregdetar të Marmaris, disa hotele janë evakuuar. Po ashtu edhe restortet luksoze në Bodrum e Antalja, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë nga ajri dhe toka.

E njëjta situatë edhe në Greqi ku janë raportuar 40 vatra aktive zjarri vetëm në 24 orët e fundit. Sipas autoriteteve, shkak kryesor mbeten temperaturat e larta dhe erërat e forta. Në veri të Athinës janë dëmtuar dhjetëra shtëpi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *