Ish-deputeti i PD, Edmond Spaho akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk mund ta luftojë dot krimin. Përmes një postimi në “Facebook”, ku publikoi edhe një video, Spaho deklaroi se Rama është vetë i lidhur me kriminelët dhe po i favorizon ata.

 

“Edi Rama i bëri trafikantët e drogës, vrasësit, përdhunuesit, deputetë, kryebashkiakë, drejtorë të rëndësishëm në qeverisjen e vet të kriminalizuar. Është kaq hipokrit me të ashtuquajturin ligj antiKÇK, saç ishte dje, kur mbronte kriminelët e tij nga ligji i dekriminalizimit dhe kur mohonte se më Shqipëri nuk mbillej kanabis. Edi Rama është i pabesueshëm dhe i dështuar në luftën kundër krimit dhe pasurive të tij. Është ai që u ka dhënë trafikantëve të drogës leje ndërtimi, që vazhdon t’u japë bosëve të krimit dhe familjarëve të tyre tendera publikë dhe koncesione, duke u dhënë mundësi të pastrojnë paratë e pista.”

 

Sipas Spahos, e vetmja zgjidhje që vendit t’i jepet mundësia të luftojë krimin është largimi i Edi Ramës.

 

“Vetëm largimi i Edi Ramës është garanci për një luftë të vërtetë kundër krimit të organizuar!”

 

E gjithë opozita është hedhur në sulm kundër paketës “Anti-KÇK” të miratuar nga qeveria. Sipas saj, Rama po e bën gjithë këtë për propagandë e për të shpëtuar veten nga drejtësia e re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *