Policia e shtetit ka publikuar edhe pamjet e megaoperacionit të koduar “Të fundit”, ku u arrestuan vëllezërit Klement dhe Eldi Çala.

Të dy të arrestuarit ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar si autorë të dyshuar të vjedhjes së parave në aeroportin e Rinasit.

Mësohet se në arrestimin e tyre janë angazhuar 300 forca policore.

Gjatë aksionit janë sekuestruar si provë materiale armë zjarri, telefona, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.

Në momentet e kapjes autorëve iu sekuestruan 3 armë zjarri të llojit pistoletë,  3 automjete tip Audi,  dy motorë BMV, një biçikletë, si dhe një sasi e konsiderueshme vlerash monetare, afro 135 mijë euro.

Operacioni u finalizua në Qerret të Kavajës, ku u vune në pranga dy vëllezërit, pjesëtarët e fundit të një grupi të rrezikshëm kriminal në fushën e vjedhjeve me armë e dhunë.

Ndërkohë Talo Çela, një nga bashkëpunëtorët e dy vëllezërve Çala është ende në kërkim. Disa ditë më parë, atij i është dërguar formulari i OFL për të justifikuar pasurinë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *