Një shpërthim i fortë vullkani që ndodhi në Islandë të dielën ka lëshuar një masë të madhe llave që ka përfshirë qytetin grindavik në jug perëndim të vendit.

Fatmirësisht nga vullkani nuk janë rrezikuar  banorët e qytetit i cili tashmë është evakuuar plotësisht.

Kjo pasi shpërthimi pritej prej javësh dhe banorët u larguan nga autoritetet përpara se llava të mbërrinte në banesat e tyre.

Shpërthim i parë u shënua gjatë orëve të para të së dielës, ndërsa i dyti i cili ishte edhe më i rrezikshëm ndodhi gjatë orëve të pasdites, vetëm pak kilometra larg zonës së banuar.

Sic shihet edhe nga pamjet janë 3 shtëpi të shkrumbuara nga llava e nxehtë ndërsa rrezikohen edhe disa të tjera.

Pas shpërthimit të parë të dielën në mëngjes, policia ngriti nivelin e gatishmërisë. Një helikopter i rojes bregdetare islandeze është nxjerrë në terren për të monitoruar situatën.

Ishlanda ka qenë në alarm gjatë muajve të fundit për shkak të aktivitetit sizmik, dhe kjo është hera e disatë që banorët e Grindavik evakuoohen.

Shpërthimi i fundit nuk ka prodhuar sasi të madhe hiri sa mund të ndikojë në fluturime kështu që aeroporti i Keflavik do të funskionojë normalisht.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *