E shtunë, 24 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

VIDEO/ Protesta e opozitës, Blushi dhe Baçi hipin sipër autobotit me ujë

Opozita po proteston ditën e sotme në Tiranë për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që do të çojë vendin drejt zgjedhjeve parlamentare.

Kaosi dhe tensioni nuk ka munguar edhe pse PD-ja kishte paralajmëruar një protest të qetë. Sekretari i PL-së Tedi Blushi dhe Luan Baçi kanë hipur sipër autobotit me ujë tek sheshi Willson.

Reklamë

Përplasja fizike ka pasur edhe mes udhëheqësve të PD dhe policisë.

Figurat drejtuese të Partisë Demokratike dhe deputetët janë vendosur në secilën prej këtyre pikave dhe do të bllokojnë qarkullimin prej orës 17.00 deri në orën 20.00

Reklamë

Tek sheshi para bashkisë është  Edi Paloka, kryetari i këshillit kombëtar, tek rruga e Elbasanit është sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, nënkryetarët e partisë; Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj e Oerd Bylykbashi do të bllokojnë respektivisht, Sheshin Ëillson, kryqëzimin tek pallati me shigjeta dhe zonën e Zogut të Zi. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë