Moti i keq që goditi dje disa zona në Turqi shkaktoi shumë probleme në transportin rrugor dhe detar, ndërsa u kushtoi jetën të paktën 4 personave në Stamboll.

 

Të paktën 19 persona kanë mbetur të plagosur në zonën e Stambollit nga erërat e forta ditën e djeshme, ndërsa në disa pjesë të vendit janë shkaktuar dëme të mëdha material.

 

Në rrjet ka qarkulluar një video kur autobusët kanë formuar një “mur” për të mbrojtur motoçiklistët që rrezikoheshin nga era e fortë në një urë.
Sipas Milliyet, ngjarja ndodhi në Urën e Dëshmorëve më 15 korrik (e njohur ndryshe si Ura e parë e Bosforit ose “Ura e Ataturkut”) ku dje ishin krijuar radhë në anën evropiane nga motoçiklistë që prisnin të ndalonte era në mënyrë që ata të munden të lëviznin.

 

Në klipin që po bën xhiron e internetit, duken 4 motoçiklistë duke kaluar urën, të inkuadruar nga dy autobusë të verdhë që lëvizin ngadalë, vetëm për t’i mbrojtur nga era e fortë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *