Goditja më grusht në kokë që Grezda i dha kundërshtarit të tij Antonio Colak pas përfundimit të duelit Rijeka-Osijek, ka qënë në qëndër të vëmendjes së mediave sportive kroate edhe këtë të hënë. Incidenti ndodhi pas ndeshjes së kupës ku Rijeka përmbysi Osijekun e Grezdes me shifrat 3 me 2. Pamjet e sherrit u bënë publike nga media e njohur kroate Novi List, shkëputur nga kamerat e sigurisë të një objekti aty pranë.

Ndërkohë në faqen zyrtare të klubit, Grezda tregoi arsyet se përse dëgjeneroi deri në këtë situatë përplasja me rivalin e tij kroat. 25 vjecari sqaron se Colak e ka fyer rëndë gjatë gjithë takimit madje duke i permendur kombësinë shqiptare. Tashmë Grezdën e pret një dënim i pashmangshëm.

Sipas asaj që parashikon kodi i Etikës së futbollit kroat, nëse një lojtar godet fizikisht kundërshtarin pezullohet 2 deri në  6 ndeshje. Nëse shkalla e dëmtimit është e rëndë, atëherë ai mund të përjashtohet për 6 muaj nga futbolli.       

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *