Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është arrestuar nga policia e Vlorës mbrëmjen e të dielës.

Bëhet fjalë për shtetasin Rodrigo Shemsho alias Juxhin Orhan.

32 vjeçari ishte shpallur në kërkim, për veprat penale  “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

 

 “Ky shtetas, më datë 13.12.2020, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka tentuar të vrasi me armë zjarri, shtetasin B. A., 38 vjeç, banues në Vlorë. Më parë në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga nga Policia shtetasi K. M., 47 vjeç, për veprën penale “Moskallzimi i krimit”, bën të ditur Policia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *