Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë shpëtuar të gjallë një 2-vjeçare nga rrënojat e tërmetit në Turqi.
Pamjet emocionuese ku duket ekipi i kërkim shpëtimit nga Kosova duke nxjerrë të miturën, po bëjnë xhiron e rrjetit.
Në më shumë se 48 orë që nga lëkundjet e para të tëmetit shkatërrues, grupe nga e gjithë bota po punojnë për shpëtimin e sa më shumë jetëve që ndodhen ende nën gërmadha.
Deri më tani raportohet për të paktën 12 jetë të humbura e mbi 50 mijë të lënduar në Turqi dhe Siri.