Federata Çeke e Futbollit ka gjetur një mënyrë mjaft interesante për të ftuar tifozët në stadium ditën e premte në 11 tetor ku kombëtarja e tyre do të përballet me kuqezinjtë e Shqipërisë.
Federata ka publikuar në rrjetet sociale një komunikim mes mesfushorit shqiptar Qazim Laçi dhe atij çek, Ladislav Krejçi, të dy shokë skuadre në radhët e Spartës së Pragës.
Një bisedë e cila fillon me të qeshura mes dy shokëve të ngushtë, dhe më pas me “kërcënime” për atë që i pret skuadrat në fushë.
“Do ju shkatërrojmë!”, thotë Krejçi para kamerës. “A je i sigurt?”, përgjigjet Laçi duke qeshur nga ana tjetër e telefonit, para se të dy i urojnë fat njëri-tjetrit në këtë duel.