Pas mbylljes së takimit në Vlorë, ish-kryeministri Sali Berisha është rrethuar nga mbështetësit, të cilët e kanë shoqëruar deri në ikje.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Berisha tha se ndihet më i frymëzuar se kurrë duke theksuar se PD do të rikthehet më e bashkuar dhe më e fortë se kurrë.

“I frymëzuar, ndihem më i frymëzuar se kurrë. PD do të rikthehet më e bashkuar, më e fortë, më e hapur se kurrë. Më demokratike gjithashtu”, deklaroi Berisha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *