Hamasi ka liruar ditën e sotme tre pengje. Pamjet e publikuara nga mediat lokale, tregojnë tre gra, të cilat dalin nga një automjet të rrethuara nga persona të armatosur, të grupit të Hamas.
“Tre pengjet femra iu dorëzuan zyrtarisht Kryqit të Kuq”, tha një zyrtar i Hamasit për AFP.
Ushtria izraelite njoftoi se Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) ka njoftuar se ka pranuar tre gra pengje në Gaza.
Të treja gratë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
#Hamas hands 3 #hostages to Red Cross in #Gaza
القسام تفرج عن #اسيرات اسرائيليات #رهائن pic.twitter.com/EvMBZs9nwK— Rita khoury (@ritakhoury10) January 19, 2025