Subscribe

Ndërsa të gjithë i kanë sytë tek përplasja e fortë mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama, pas ndryshimeve në qeveri, duket se jashtë vëmendjes kanë mbetur ministrat e vjetër që janë gati t’u lënë detyrën zevendësuesve të rinj.

 

Por burimet bënë të ditur për Vizion Plus, se agjencitë ligjzbatuese po vëzhgojnë disa nga dikasteret kryesore që menaxhojnë dhe fondet më të mëdha të buxhetit.

 

Fokusi është tek ministia e financave, por edhe ne ministri të tjera që administrojne shuma te mëdha parash per investime e po ashtu dhe projekte të rëndësishme.

 

Burimet saktësuan se po mbahen nën kontroll veprimet e ministrave në ikje, lëvizja e dokumentacionit ne zyrat kryesore, e bashkë me to edhe takimet e titullareve me grupe të caktuara interesi.

 

Vëzhgimi i agjencive ligjzbatuese bëhet për shkak se periudha të tilla tranzicioni në zyrat e qeverisë janë shfrytëzuar në te kaluaren nga ministrat, për të firmosur në minutat e fundit tenderë, leje e licenca, në vlera të mëdha financiare.

 

Po ashtu nje pjese e ketij informacioni është edhe në funksion të hetimeve që po kryen prokuroria për tenderat e fundit me vlerë 30 milione euro që lidhen me unazën e re dhe operatorin e sistemit të transmetimit, ku u shpall fituese kompania dh albania, me letra të falsifikuara.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *