Subscribe

“Gjenerata A”. Kështu e quan artisti gjerman Julius Eb, brezin e parë të postdiktaturës në Shqipëri. Një brez që nuk ka lidhje me të shkuarën, por që jeton çdo ditë në gërmadhat e së shkuarës. Ai ka jetuar më shumë se dhjetë vite në Ballkan, e midis tyre ka shpenzuar edhe shumë kohë në vendin tonë, ku në fokus të aparatit fotografik ka vënë metamorfozën e shoqërisë shqiptare. Kjo është metafora e Vettingut dhe e një procesi të palarash që pritet të dalin në shesh.

 

“Veting” apo “Kur dalin të palarat në shesh”? Nuk dija si ta quaja këtë vepër. Ndaj edhe i zgjodha të dyja. Një tel rrobash që i dimë të lara, na dalin të palara, apo bëhen pis rrugës. Kjo ishte metafora që i shkonte për shtat Shqipërisë që vizitoj për herë të fundit, e që nuk i ngjan aspak asaj të 2008-ës, kur vija për të disatën herë. E sa herë që vij ka ndryshime. Më vjen mirë që shoqëria, ndërtesat, por edhe jeta këtu ka ndryshuar. Problemi i fundit vetingu, është pikërisht aty, në telat e rrobave që ndeni ju, në jetën e përditshme”.

 

Është fotografi, por edhe jo. Baza është një shkrepje, por punimi në kompjuter është një punë e gjatë. Disa ngjyra i duhen më shumë një vepre, e disa objekte nuk i duhen fare. Puna pas fokusit është edhe më e madhe.

 

“Instalacioni “E Kuqja takon rozën” është i tillë. Ngjyra rozë duhej punuar, pasi e gjithë simbolika qëndron aty. E kuqa është Komunizmi, Roza është Socializmi, por mos harroni, roza është nënprodukt i së kuqes. në këtë pikë nuk mjaftonte vetëm një Stalin i përmbysur, pra një fotograf, por shumë punë për të nxjerrë në pah rozën dhe për të fshirë elementet e tjerë të panevojshëm në foto. Pikërisht këtë teknikë kam përdorur për të sjellë në këtë ekspozitë konceptin tim mbi Shqipërinë dhe gjeneratën A që jeton sot e shkëputur dhe jo nga komunizmi.”

 

Në katin e dytë të Galerisë Kombëtare të Arteve ku ekspozohen veprat e Julius Eb, do të gjeni edhe një përballje të veprave të realizimit socialist, ku na prezantohet femra e lumtur, por me tipare mashkulli dhe imazhet e Julius Eb, ku femra është plot finesë, por e trishtë.

 

Përballje të tilla Galeria ju fton t’i vizitoni përgjatë dy javëve në vazhdim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *