Subscribe

 

Vettingu nis fazën kulmore të pastrimit të sistemit të drejtësisë. Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese që nga viti 2013, është i pari gjykatës i nivelit të lartë, që kalon në filtrin e vettingut.

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, bazuar në raportin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, e akuzon Lulon për mungesë të burimeve të ligjshme financiare dhe deklarim të rremë të pasurisë.

 

Gjykatësja Etelda Çiftja, tha se raporti i ILDKPKI nënvizon se Fatos Lulo ka deklaruar si pasuri ndër të tjera, një apartament 175 metra katrorë, zyrë personale, 100 mijë dollar të dhuruara nga e motra, depozitë prej 400 mijë dollarë kanadezë në një bankë në Toronto të Kanadasë, si dhe blerjen në Kanada, të një apartamenti në shumën 480 mijë dollarëve kanadezë.

 

Vetë Lulo nuk ishte prezent në seancën dëgjimore. Por përfaqësuesi ligjor Ardian Visha, shpjegoi se pasuria e Fatos Lulos ka si burim profesionin si avokat prej 10 vitesh, si dhe të motrën, që i ka dhuruar para dhe pasuri të paluajtshme nga aktiviteti i saj privat.

 

Gjatë seancës, Visha ka depozituar 12 akte të marra nga Drejtoria e Tatimeve, të cilat vërtetojnë sipas tij, të ardhurat e motrës së Fatos Lulos.

 

Seanca është ndjekur nga afër edhe nga përfaqësues të ONM-së. Vendimin përfundimtar Komisioni do ta shpalle publikisht paraditen e së premtes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *