E shtunë, 24 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/4 përditësuar 2 minuta më parë
Video · Vendi

Vetëvrasja në Linzë

Një 60-vjeçar i dha fund jetës mesditën e kësaj të enjteje në Tiranë. Ngjarja ndodhi në Linzë pranë repartit special Renea ku Gani Çela, u gjet i pajetë nga kalimtarë të rastit. Policia, e cila shkoi pranë zonës, tha se Çela u gjet me një plagë në kokë dhe fare pranë trupit një pistoletë TT e një gëzhojë. Ende nuk dihen motivet që shtynë 60-vjeçarin t’i jepte fund jetës, ndërsa policia po merr në pyetje të afërmit. Gani Çela nga Përmeti, prej vitesh jetonte në zonën e Linzës në Dajt, ndërsa është baba i dy fëmijëve. Paraprakisht, policia po heton në pistën e problemeve financiare por dhe atë të borxhit.

Më shumë video

Reklamë