Ditën e djeshme një 13-vjeçar humbi jetën tragjikisht, pasi ishte vetëvarur me spango në qafë në dhomën e tij në Golem të Lushnjes.

Policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e arsyeve që mund të kenë çuar të miturin të varë veten. Ndërkohë mes dyshimeve është edhe fakti se ai mund të ishte duke bërë një video në rrjetin social Tik-Tok.

Këto janë ende dyshime dhe nuk janë vërtetuar nga policia, por miqtë e 13-vjeçari shprehen jashtë kamerave se i mituri frekuentonte rrjetet sociale dhe i pëlqente Tik-Tok.

13-vjeçari Arjet Sulovari pasditen e djeshme është gjetur nga familjaret i vetëvarur në dhomën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *