Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
26 November 2025
Vizion fokus

E FORTË/ Nëse mbyllet SPAK plas “LUFTA”, eksperti zbulon:...

ZBRAZEN XHEPAT e shqiptarëve, pedagogu: Shqipëria me ushqime dyfish...

E FRIKSHME/ Skema e PENSIONEVE, ja ç’ndodh në 10...

Kush e “ha” nga integrimi në BE? Pedagogu: Të...

SKEMA e Ramës, lëshon sovranitetin për pushtetin/ Shqipëria pa...

SPAK “fut” në çark Veliajn? Eksperti përgjigjet në QUO...

Pse nuk “ndez” opozita e Berishës? Stringa tregon se...

Shqiptarëve u është “regjur lëkura”/ Eksperti tregon zanafillën e...

Kush ia “fik” zilen Ramës e Berishës? Azmi Stringa...

Parashikoi suksesin e SPAK 4 vite më parë, eksperti:...

Vetëm tre vatra aktive zjarri në vend, gjashtë të tjera janë nën monitorim nga forcat zjarrfikëse

15 Gusht 10:52

Shqipëria vazhdon të përballet me zjarret në disa zona të territorit, edhe pse situata ka njohur përmirësim orët e fundit për shkak të reshjeve të shiut.
Ministria e Mbrojtjes raporton se janë evidentuar 28 vatra, nga të cilat 3 vatra janë aktive dhe 6 janë në monitorim.

Aktualisht po punohet me intensitet në fshatin Tërnovë të Bashkisë Bulqizë, ku zjarri vazhdon të përhapet në një kurorë me pyje të dendura, nga qafa e malit në drejtim të qytetit të vjetër të Bulqizës.

Në Xeth të Fushë-Arrëzit po ashtu vijon puna për izolimin e zjarrit, me angazhimin e 60 forcave operacionale, të ndihmuara nga 80 forca ushtarake dhe 1 helikopter.

Në Velë të Bashkisë së Mirditës është djegur një masiv me pisha, në një sipërfaqe rreth 6.5 hektarë.

Një pjesë e vatrave, kryesisht në fshatrat rreth kryeqytetit si Mali i Bërzhitës, Ibë, Damjan-Fortuzaj, Ferraj dhe Zall-Herr, po mbahen në monitorim.

Pranë Parkut Natyror të Gërmenjës vijon prej tre ditësh koordinimi me palën greke për monitorimin e vatrave aktive, pasi situata mbetet ende problematike.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 52 automjete zjarrfikëse dhe 740 forca operacionale, të ndihmuara nga 323 forca ushtarake, 7 automjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter. Gjithashtu, morën pjesë 4 helikopterë çekë dhe sllovakë, si dhe 1 avion nga Italia.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë punën për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kronike Kryesoret
Tagged:
Zjarri

Nga e njëjta kategori

E FORTË/ Nëse mbyllet SPAK plas “LUFTA”, eksperti zbulon: Ja çfarë plani ka SHBA

më shumë...

RREZIK KOMBËTAR! Analfabetizëm dhe skamje: Kanë hequr mishin, hanë oriz

më shumë...

E FRIKSHME/ Skema e PENSIONEVE, ja ç’ndodh në 10 vite: ZERO rritje

më shumë...

TRONDITËSE! Popullsia në kufi mbijetese: 1 MILIONË kanë ikur, janë rritur të moshuarit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Krim horror në Greqi/ Nusja e varur nga kumari masakron vjeh...
  • EMRI/ Atentati në Lushnjë, kush ishte shënjestër e të shtëna...
  • Të shtëna me armë zjarri në Lushnjë, qëllohet me breshëri dr...
  • “21 janari”, Meta kërkesë SPAK: Dua të më merrni në pyetje n...
  • “Gjyshja ime ka qenë 100% shtrigë”, Rita Ora hab...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.