Në Itali janë raportuar vetëm 50 viktima nga koronavirusi në orët e fundit, një numër shumë i ulët krahasuar me ditët kur ishte piku i pandemisë dhe numëroheshin edhe 900 të vdekur brenda një dite.

Por autoritetet italiane raportuan se ky është një përditësim i pjesshëm pasi mungojnë të dhënat e Lombardisë, çka do të thotë se numri i të vdekurve mund të jetë edhe më i lartë.

Të shtunën kishte 119 pacientë që humbën jetën. Nga 531 raste të reja, 285 ndodhen në Lombardi. Po ashtu, raportohet për një rënie të personave të shtruar në spital.

Në kujdesin intensiv janë 553 persona sot, 19 më pak se dje. 8613 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma, 82 më pak se dje.

Numri i përgjithshëm i personave që janë infektuar që prej shpërthimit të koronavirusit është 229.858. Ndërsa numri total i viktimave është 32.785. Të shëruarit u shtuan me 1.639 në 24 orë, duke e çuar totalin në 140.479.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *