Zv.Kryeministri i Maqedonisë Bujar Osmani komentoi në emisionin “Kapital” në Vizion Plus situatën në këtë vend nga Covid 19.

Ai tha se numrat e lartë të pacienteve në këtë vend të identifikuar me koronavirus, nuk tregojne situatë të rënduar dhe problem sistemi. Ai kishte një tjetër lexim të kësaj gjëndje.

“Numrin e lartë të pacienteve në Maqedoninë e Veriut, une e lexoj si aftësi për të identifikuar të sëmurët. Kështu e lexoj unë të paktën, që ne kemi bërë më shumë teste dhe kemi identifikuar më teper persona të sëmurë.Ndërsa viktimat po, I kemi më shumë në raport me Shqipërinë, janë kryesisht mosha të mëdha dhe me probleme të tjera në shëndet.”

Osmani foli edhe për shumën e vënë në dispozicion për këtë situatë emergjente nga ana e qeverisë së Shkupit.

“Nuk mund të themi për shumën e plote që kemi vënë në dispozicion në këtë situatë pasi një pjesë po harxhohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe pjesa tjetër për krizën e ekonomise.Ne kemi targetuar më shumë grupet vulnerabël. Po japim për prillin dhe majin nga 250 euro për seicilin punetor që I është mbyllur puna dhe po trajtojme me ndihme edhe artistet dhe sportistet.”

Osmani shpjegoi edhe situatën në qytetet dhe zonat me shumicë shqiptare në këtë vend.

Vatra e parë ishte Dibra.E futëm në karantinë dhe kemi sukses pasi në 12 ditet e fundit ska më të infektuar. pastaj patëm një tjetër vatër tek shqiptarët në Strugë në një fshat ku kemi 6 të vdekur, pastaj patëm edhe në Kumanove. Mirëpo në total ka disa qytete të prekura.Norvegjia, BE, SHBA, Kina na kanë ndihmuar në shuma financiare dhe pajisje mjekësore.

Osmani zbuloi edhe një fakt interesant, që ai është vetekarantinuar në ditën e tij të dytë. Kjo pasi kishin pasur një mbledhje me kreun e Komunës së Kumanoves që doli pozitiv me covid 19 ditën e enjte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *