Veshja e mrekullueshme e gruas mirditase është shpallur “Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale. Kështu ka njoftuar përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ministrja e Ministrisë së Kulturës në Shqipëri, Elva Margariti.

Krejt kjo u bë me propozim të Qendrës “Unioni Mirdita” dhe po ashtu pasi që Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale ka shqyrtuar dosjen.

“E mbushur me simbole mitike e kulti, veshja e mrekullueshme e gruas mirditase shpallet “Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”.

Me propozim të Qendrës “Unioni Mirdita”, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale pasi shqyrtoi dosjen, vendosi që kjo veshje që ka shoqëruar në shekuj gruan e krahinës së Mirditës të shpallet pasuri kombëtare”, ka shkruar Margariti.

Ky fakt, theksoi më tej ajo do të na bëjë edhe më të vetëdijshëm për ruajtjen dhe trashëgimin e saj./Living/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *