Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
17 May 2025
Vizion fokus

Qëllohet me breshëri kallashnikovi makina ku udhëtonte personazhi i...

Trump: SHBA propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Sulmoi me thikë dhe verboi shkrimtarin Salman Rushdie, dënohet...

Samiti i Komuniteti Politik Evropian, Proda falenderon punonjësit e...

Rama: Zgjedhjet e 11 majit ishin 100% shprehje e...

Rama pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik Europian...

Berisha i bashkohet protestës pas mbërritjes nga Brukseli: Njoha...

PD protestë pas humbjes së thellë në zgjedhje

“Faleminderit!”/ Nuk arriti të marrë mandatin, Majko reagon për...

Milanit i rikthehet “makthi” Tonali nga Anglia, City kërkon...

Vendoset data/ Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 8 maj 2024

4 Dhjetor 23:41

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 8 maj 2024, së bashku me rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Rundi i parë për zgjedhjen e presidentit e vendit do të zhvillohet më 24 prill.

Rezultatet e Zgjedhjeve Live

 

Kështu kanë vendosur të hënën partitë politike në një takim që ishte thirrur nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, njëherësh kryetari i Lidhjes Social Demokrate në pushtet.

 

“Duke pasur parasysh afatet ligjore dhe festat fetare që janë në këtë periudhë, ne u pajtuam për këto data të zgjedhjeve. Më në fund, pas 17 vjetëve do të kemi zgjedhje të rregullta parlamentare dhe kjo flet për politika të mira të Qeverisë”, tha Kovaçevski.

 

Njëqind ditë para zgjedhjeve, ose më 28 janar, do të formohet një qeveri teknike e kryesuar nga një kryeministër shqiptar, i cili do të propozohet nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim, që drejtohet nga Ali Ahmeti.

 

VMRO DPPMNE-ja kishte kërkuar që të mos ketë qeveri teknike, e cila po praktikohet në tri ciklet e fundit zgjedhore bazuar në atë që njihet si “marrëveshja e Përzhinës”.

 

“Çështja e qeverisë teknike u hap në këtë takim, dhe nga ajo që u dëgjua nuk ekziston konsensus që të shlyhet qeveria teknike, edhe pse ne si opozitë e kemi kërkuar një gjë të tillë”, tha kryetar i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

 

Kovaçevski tha se në takim me partitë politike kishte “konsensus jashtëzakonisht të gjerë” për vërejtjet për legjislacionin zgjedhor, përkatësisht për ndryshimet në Kodin Zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, që kanë të bëjnë me financimin e partive dhe çështje tjera për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

 

Por, opozita shqiptare u largua nga mbledhja pas braktisjes së saj nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili sipas partive opozitare “nuk kishte dashur të bisedonte lidhur me kërkesa e opozitës që të jetë të përfaqësuar me një anëtar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve”.

 

Opozita shqiptare, që përbehet nga tri parti politike, kërkoi zgjedhje të parakohshme, pra, para datës tashmë të caktuar nga partitë e tjera, por kërkesa e tyre nuk u mor parasysh nga partitë e tjera.

 

Data e zgjedhjet pritet të dekretohet më së voni deri në fund të muajit dhjetor.

 

Edhe pse caktimi i datës për mbajtjen e zgjedhjeve të reja shuan tashmë të gjitha shpresat për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, kryeministri Kovaçvski ftoi partitë që të përmbushin këtë detyrim nga i cili varet integrimi i vendit në Bashkimin Evropian.

 

Ndryshimet kushtetuese duhet të miratohen deri para samitit të BE-së në këtë muaj që të mund të nisin bisedimet për anëtarësim në bllok.

 

Ato kanë të bëjnë me përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e kushtetutës, si popull shtetformues, bazuar në marrëveshjen me Bullgarinë për zgjedhjen e kontesteve për gjuhën dhe identitetin maqedonas.

 

“Çdo vonesë në fillimin e negociatave me BE-në dhe vënia në harresë e këtij procesi dhe anëtarësimit tonë të plotë në BE është një vendim politik jashtëzakonisht i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm”, tha Kovaçevski./REL/

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
Date RMV Zgjedhje parlamentare

Nga e njëjta kategori

Alba dhe Limi në pritje të një fëmije? Zbulojnë të vërtetën në Ferma VIP

më shumë...

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

më shumë...

Vazhdon marrdhënia me Limin jashtë Ferma VIP? Alba përballë akuzave të Kastros, flet troç

më shumë...

Nis Ferma VIP! Gjithçka rreth largimit të Albës dhe Limit, çfarë do të ndodh sonte

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:35

Alba dhe Limi në pritje të një...

12:28

Luana Vjollca bën dedikimin e madh të...

11:47

“Më ngrite nga vdekja”, Big Mama surprizohet...

11:06

Qëllohet me breshëri kallashnikovi makina ku udhëtonte...

10:42

Pse brokoli është një nga perimet më...

10:23

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim...

10:10

Vazhdon marrdhënia me Limin jashtë Ferma VIP?...

9:58

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba...

9:30

Trump: SHBA propozim Iranit për programin e...

9:28

Largimi i Albës dhe Limit, Luana Vjollca...

9:06

Si mund t’ia ulni aciditetin kafesë

9:00

Nis Ferma VIP! Gjithçka rreth largimit të...

8:52

BE e shqetësuar për operacionet e fundit...

8:43

Sulmoi me thikë dhe verboi shkrimtarin Salman...

8:34

Samiti i Komuniteti Politik Evropian, Proda falenderon...

8:24

Lirohet gazetari suedez i burgosur në Turqi...

7:14

Rama: Zgjedhjet e 11 majit ishin 100%...

7:13

Zelensky kërkon paqe, Rusia hesht, Frederiksen tregon...

7:02

Kryeministrja daneze në Tiranë: Europa duhet të...

6:59

Rama pas përfundimit të Samitit të Komunitetit...

Më të klikuarat

  • Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin...
  • ZGJEDHJET 2025/ Rezultatet LIVE, votat për çdo kandidat, man...
  • Ndryshon renditja e kandidatëve, garë e fortë në listën e PS...
  • Alba dhe Limi në pritje të një fëmije? Zbulojnë të vërtetën...
  • ZGJEDHJET 2025/ REZULTATET LIVE
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services