Subscribe

Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të ndryshuar mënyrën e përllogaritjes së numrit të votave që i duhet kandidatit për deputet për të fituar karrigen në parlament, lind si domosdoshmëri ndryshimi i kodit zgjedhor të paktën në këtë parashikim të tij ligjor.

 

Nga Dritan Çaka i Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vendimi i kushtetueses lexohet si hapje e listave, e thënë më thjeshtë, deputet bëhet ai që merr më shumë vota pavarësisht nëse kryetari i partisë e rendit të parin apo të fundit në listën e kandidatëve për deputet.

 

“DRITAN ÇAKA

ANETAR I KOMISIONIT RREGULLATOR NE KQZ

Në zgjedhjet e tjera nuk do ta kemi më herësin dhe çdo votë do të jetë e vlefshme për të përfituar mandat nga kushdo anëtar i listave shumë-emërore t% partive politike.”

 

Për kolegun e tij në KQZ,  Ledio Braho-n, anëtar i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve e gjithë formula e ndarjes së mandateve, tanimë ka vulën e antikushtetueshmërisë.

 

“LEDIO BRAHO

ANETAR I KAS NE KQZ

Nuk është e qartë sesi argumentohet, por unë nuk dua ta argumentoj vetëm në pjesën e shifrës 10 mijë, sepse ishte mundësia të shfuqizonin vetëm një fjali në qoftë se do të ishin për 10-mijëshin, por shfuqizohet komplet nocioni i herësit në mënyrën si është konceptuar në kodin zgjedhor.”

 

Në ndryshim nga dy anëtarët e KQZ, për ish këshilltarin e Gjykatës Kushtetuese, Dardan Mustafaj, herësit i është shfuqizuar vetëm mënyra sesi zbatohet.

 

“DARDAN MUSTAFAJ

ISH-KESHILLTAR I GJYKATES KUSHTETUESE

Ka pranuar që herësi shërben për demokratizimin e partive, pra në vetvete vendosja e herësit është një koncept në përputhje me kushtetutën. Ajo që GJK, pavendosur të shfuqizojë është mënyrën e llogaritjes së herësit si dhe tavanin prej 10 mijë votash,me arsyetimin se GJK vlerëson se vendosja e herësit, aq i lartë, pra mënyra e llogaritjes së tij e bën iluzion të drejtën e kandidatëve për tu përzgjedhur me votë në disa qarqe që kanë pak popullsi.”

 

Fuqia e vendimit të kushtetueses nuk është prapavepruese, por do të reflektohet në ndryshimet e pritshme të kodit zgjedhor. Cila është vlera e këtij vendimi?

 

“DARDAN MUSTAFAJ

ISH-KESHILLTAR I GJYKATES KUSHTETUESE

I dha efekt për të ardhmen, i dha edhe një farë guximi për të thënë se herësi nuk duhet të jetë kaq i ekzagjeruar, shumë i lartë, pra duhet të jetë proporcional.”

 

“LEDIO BRAHO

ANETAR I KAS NE KQZ

E vërteta është, që kështu siç është kodi nuk hyhet më në zgjedhje të tjera të përgjithshme se është e pamundur shpërndarja e mandateve.”

 

“DRITAN ÇAKA

ANETAR I KOMISIONIT RREGULLATOR NE KQZ

Kuvendi i Shqipërisë pavarësisht nëse do të kemi ose një marrëveshje të forcave politike për ta riparë kodin zgjedhor në disa elementë të tij, duhet patjetër të mblidhet dhe të bëj një rregullim të këtij neni.”

 

Në zgjedhjet e 25 prillit, të vetmit që e thyen herësin, prej 10 mijë votash ishin Fatmir Xhafaj e Ornaldo Rakipi në Tiranë nga Partia Socialiste, ndërsa nga demokratët Luçiano Boçi në Elbasan. Të gjithë deputetët e  tjerë edhe pse mes tyre morën më pak vota nga ata që ishin renditur jashtë listës fituese e fituan mandatin pasi ishin të përzgjedhurit e kryetarëve të partisë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *