Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 June 2026
Vizion fokus

60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me thikë nga...

Netanyahu urdhëron ndalimin e zjarrit në Libanin jugor, por...

SHBA po monitoron Ngushticën e Hormuzit për t’u siguruar...

Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë/ Tubimit i bashkohen edhe qytetarë të...

Dita e 21-të e protestës, qytetarët nisin marshimin përreth...

Makina “përpihet” nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës

Përplasen dy trena mallrash në Gjermani, një i vdekur

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

Meloni i përgjigjet Trump: Mos u shqetësoni për popullaritetin...

Rama ironi me protestën: Shkelësja e ligjit proteston për...

Vendi “pushtohet” nga shirat/ Xhaçka: Situata është e qetë, të parandalohen dëmet në bujqësi

26 Shtator 16:34

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka reagoi pas motit të keq që mbizotëron vendin këtë fundjavë. Xhaçka than ë një deklaratë për mediat se deri tani situata është e qetë dhe se pavarësisht shirave të rrëmbyeshëm, nuk ka banesa të përmbytura.

 

“Në këto dy vjet të kalimit të menaxhimit të emergjencave civile në përgjegjësi të drejtpërdrejtë, Ministria e Mbrojtjes krahas përballimit të fatkeqësive ka pasur vëmendje të vecantë tek ndërhyrjet, për parandalimin e dëmeve që vijnë nga fatkeqësitë natyrore. Është edhe fale këtyre ndërhyrjeve të FA, mbështetur nga pushteti vendor, që sot, pavarësisht se rreshjet kanë qenë dhe do të jenë intensive, situata, deri në momentin që flasim paraqitet e qetë, dhe vendbanimet që çdo vit kanë paraqitur situata të vështira përmbytjesh, nuk duket se mund t’i ekzpozohen rrezikut të përvitshëm.”

 

Ajo renditi edhe disa nga masat e marra nga autoritetet për të parandaluar përmbytjet.

 

“Në bashkëpunim  me bashkinë Fier, efektivët e FA kanë përfunduar forcimin e argjinatura në lumenjtë Vjosa e Seman, duke kontribuar në sigurinë e banorëve të një zone që përmbytej çdo vjeshtë e pranverë. Falë projektit të përbashkët të Ministrisë së Mbrojtjes dhe bordit të kullimit, tanimë edhe segmenti Gosë – Ballaj në lumin Shkumbin, përroi Grykë Manati, përroi i Troshanit, ai i Pllanë – Zejmen dhe derdhja e përroit të Gorishovës janë më të sigurta, ç’ka ka bërë të mundur që pavarësisht reshjeve të dendura të ditëve të fundit, të mos përsëriten situatat e përvitshme apokaliptike në  Shkodër, Fier, Vlorë, Lezhë etj sa herë që lumenjtë, për shkak të motit të keq dilnin nga shtrati. Vetëm gjatë vitit të fundit janë pastruar 450 km kanale ujrash, ç’ka ka sjellë ndikim të menjëhershëm në mbrojtjen e tokave nga vërshimi i ujit.”

 

Ministrja Olta Xhacka kërkoi që të parandalohen dëmet në bujqësi dhe blegtori.

 

“Bashkitë, prefekturat, specialistët e Mbrojtjes Civile në të gjithë vendin kanë koordinuar  planet e masave dhe janë të angazhuar e të gatshëm, për çdo operacion ndërhyrjeje në ndihmë të kujtdo që mund të ketë nevojë e që rrezikohet nga shirat e vrullshëm, në mënyrë që mos cënohet asnjë jete njeriu, e të bëhet gjithë sa mundet për të parandaluar dëmet në bujqësi e blegtori.”

 

Moti i paqëndrueshëm në Shqipëri shkaktoi përmbytje të rrugëve kryesore si edhe rrëzime gurësh e pemësh në disa qytete.

 

 

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
permbytje shira Xhaçka

Nga e njëjta kategori

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Nikël, detajet e para

më shumë...

60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me thikë nga fqinji, arrestohet autori 25-vjeçar

më shumë...

Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë/ Tubimit i bashkohen edhe qytetarë të ardhur nga diaspora

më shumë...

Makina “përpihet” nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:17

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Nikël, detajet...

11:00

60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me...

10:49

Netanyahu urdhëron ndalimin e zjarrit në Libanin...

10:47

A dëmton zemrën gjumi në anën e...

10:18

SHBA po monitoron Ngushticën e Hormuzit për...

10:11

Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë/ Tubimit i bashkohen edhe...

9:33

Dita e 21-të e protestës, qytetarët nisin...

8:38

Makina “përpihet” nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës

8:24

Përplasen dy trena mallrash në Gjermani, një...

7:25

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

7:21

Meloni i përgjigjet Trump: Mos u shqetësoni...

6:54

Rama ironi me protestën: Shkelësja e ligjit...

6:43

Dita e 21 e protestës, qytetarëve ju...

6:37

Të armatosur me kallashnikov, dalin pamjet e...

5:53

Merz rrëzon buxhetin e BE: Plani prej...

5:34

Trump sulmon sërish Melonin: Dëshiron sërish të...

5:26

Garda iraniane: Mos i lini anijet t’i...

5:13

A është mirë t’i mbani grilat mbyllur...

5:05

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

4:48

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve...

Më të klikuarat

  • Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës me ministrat dhe depu...
  • Zvërneci/ Rama: Bota nuk u zgjua për Nartën, por për vjehrri...
  • Rama kritikon të tijët në mbledhjen e PS: Kam parë që ka edh...
  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • Horoskopi i ditës: Kjo e shtunë sjell ndryshime të papritura...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.