Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është takuar me zv/presidentin e Zyrës Federale Kriminale të Gjermanisë, Peter Henzler, ku ka diskutuar në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

 

Veliu në fjalën e tij është shprehur se ky bashkëpunim i frytshëm është vazhdimësi e bashkëpunimeve të sukseshme midis qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane dhe çmoi si shumë të rëndësishme mbështetjen nga ana e Policisë gjermane për Policinë shqiptare dhe për Task – Forcën në veçanti.

 

Nga ana tjetër Henzler  ka theksuar se tashmë është ngritur një bazë e shkëlqyer për ta çuar më tej bashkëpunimin mes dy policive duke ndërmarë iniciativa të përbashkëta në varësi të situatës së krimit në Shqipëri, në Gjermani dhe pse jo edhe më gjerë në Europë.

 

Gjithashtu në këtë takim është diskutuar dhe për qëllimet e përbashkëta në kuadër të projektit “ORKA” që do të nisë së shpejti në Gjermani në bashkëpunim edhe me Task – Forcën “Forca e Ligjit”.

 

Në fund të këtij takimi të dy lidërët kanë nënshkruar marrëveshjen për dorëzimin e logjistikës në mjete kompiuterike, mjete lëvizëse motoçikleta dhe pajisje të tjera speciale për Task – Forcën “Forca e Ligjit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *