Martesa e dy vajzave në tarracën e Bashkisë së Tiranës ka ngjallur një debat të madh në opinionin publik me shumë konservatorë dhe besimtarë që kanë kundërshtuar hapur veprimin.

Këtij debate iu bashkuan në studion e “7pa5” edhe pastori Akil Pano dhe kryetari i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi.

Sipas pastorit, ajo që ndodhi ishte në kundërshti me ligjet e shtetit shqiptar. Ai tha se rasti duhet të hetohet dhe Bashkia e Tiranës duhet të mbajë përgjegjësi për dhënien me qira të ambientit.

“Më vjen keq përe çfarë ka ndodhur, sepse ka ndodhur në kundërshti me ligjet e shtertit dhe të zotit. Ka ndodhur një ceremoni që nuk është martesore. Që të ndodhë një martesë, duhet të jetë konform me kodin e familjes. Kodi i familjes është dhunuar, nga institucioni i Bashkisë Tiranë, që presupozohet se është zbatuesi primar i këtij ligji. Kodi i familjes në Shqipëri njeh martesën si bashkimi civil i një burri dhe një gruaje.

Nuk mundet bashkia t’i japë me qira një subjekti ambientet e saj nëse ky subjekt ushtron aty një veprimtari të paligjshme.

Kjo histori nuk do përfunojë këtu. Bashkia tiranë ka shkelur ligjin, kjo gjë është bërë me dashje, nuk është rastësi. Kjo histori do të hetohet dhe ata punonjës të bashkisë që kanë bërë hapjen e kësaj ceremonie dhe kryetari i bashkisë do të mbahen përgjegjës”, tha Pano.

Të njëjtit mendim i qëndroi edhe Gjuzi, i cili tha se kushtetuta është shkelur. Ai u ndal edhe te prania e fëmijës në ceremoni dhe tha se vajzat nuk kishin të drejtë ta bënin pjesë të ngjarjes.

“Nuk është martesë, ato nuk janë vajza se ato dolën aty me një fëmijë të vogël dhe janë nëna. Është shkelur kushtetuta sepse ne nuk e parashikojmë martesën midis të njëjtës gjini. Në bashkinë Tiranë ku zonjat, nuk kanë të drejtën të fusin fëmijën 3 vjeç në atë gjendje. Ato janë nëna, por fëmija ka statusin e tij në momentin që ligj. Ne nuk duam ta prishim familjen. Familjen e prish me dakordësi një çift i martuar me ligj. Kryetari i bashkisë ka shfrytëzuar momentin që nuk është këtu fizikisht. Ai ka shkelur ligjin në disa raste.

Aty është marrë fëmija pa dijeni, pa një psikolog. Familja e ka të përcaktuar në Kodin e Familjes, quhet marrëdhënia midis një burri dhe një gruaje. I bëj ftesë prokuorisë së Tiranës të bëjë investigimin që nga bashkia deri tek ato që kanë bërë pllenimin, invitro, kush e ka bërë. Duhet të hetohet”, tha Gjuzi.

Pano shtoi më tej se po imponohet model ii “prindit 1” dhe “prindit 2”, teksa shtoi se fëmija që ishte në ceremony do të jetë në kërkim të figurës së babait.

“Dy gratë po shpërfaqin modelin prindi 1 dhe prindi 2. Prindi 1 dhe prindi 2 mbajnë në krahët e tyre një vajzë të vogël. Vajza do të jetë duke kërkuar figurën qendrore të munguar në këtë ceremoni. Vajza do të jetë në kërkim të babait. E gjithë historia është një masakradë që duhet të hetohet. Është një kundërkulturë që kërkon t’i impnohet kulturës tonë. Nuk ka pasur asnjë klerik apo pastor që mund të merrte përsipër ceremoninë. Individi që ka ardhur nga Anglia është pjesë e komunitetit LGBTI.

95% e shqiptarëve nuk i japin dakordësi fenomenit të homoseksualizmit, birësimit të fëmijëve nga çifte homoseksuale. Ne duhet të mbrojmë traditën dhe atë që kemi të shenjtë, martesën. Familja është duke u sulmuar nga të gjitha drejtimet. Disa ambasada janë duke sponsorizuar këtë kauzë”, tha pastori. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *