Në një dalje për mediat, Erion Veliaj përsëriti thirrjen drejtuar socialistëve që t’iu shtrijnë dorën kundërshtarëve që kanë bindje të ndryshme nga ata.

Ndërsa shpalli fitoren në Shëngjergj dhe Krrabë, Veliaj tha se kjo detyrë është më e madhë veçanërisht në komunitetet e vogla, për t’iu përcjellë mesazhin se nevoja për vëllazëri është më e madhe.

Veliaj shtoi se numërimi nuk duhet ndalur në asnjë moment.

“Ne kemi qenë këtu sot për të deklaruar fitoren e Dajtit, fitoren e Bërzhitës, dhe më vjen mirë që sot kemi një superrekord për PS, 70 % me fitoren e Krrabës, me gjithë çunat dhe gocat e Krrabës, dhe në Shëngjergj, edhe djemtë edhe vajzat e Shëngjergjit. Ne jemi në avantazh në të gjitha njësitë e bashkisë së Tiranës edhe mezi pres që të vazhdojë numërimi me ritmet me të cilat ka nisur. Kemi pasur një humbje kohe në këto 48 orë me njerëz, me justifikime që duam të flemë gjumë ose nuk punojmë dot më shumë se 2 orë rresht edhe për ambasadorët ishte e çuditshme. Kështu që nuk ka asnjë arsye pse kjo puna e gjumit të kthehet në një barcaletë edhe mbas fushatës. Na duhen njerëz që rrinë zgjuar, s’ka kohë për pushim mbi të gjitha duhet të numërojnë që ti rikthehemi punës më të fortë edhe më të bashkuar”, u shpreh Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *