Gjatë vizitës së tij në qytetin e Lezhës, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca, u ndal në një thertore, ku iu kërkoi punonjësve që të ruajnë masat kundër COVID-19.

Ai nuk hezitoi që të komentonte edhe rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka rezultuar i infektuar  me koronavirus.

“Distancë në ambientet e jashtme dhe maskat në ambientet e brendshme dhe jeni në rregull. Edhe Lali Erin në distancë e kam mbajtur, ishallah po e kalon lehtë ai dhe s’ma ka lënë mua stafetën”, tha Rama.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, Veliaj tha dje se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, bashkë me familjen. Po ashtu, pozitivë me COVID dolën edhe deputetët Ralf Gjoni, Enver Roshi dhe Elio Hyskaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *