Kryebashkiaku I Tiranës Erion Veliaj I është përgjigjur kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili sot në mëngjes, postoi një foto ku pretendonte se Tirana e vitit 2021 ka cilësi të keqe të ajrit, krahasuar me vitin 1980.

 

Veliaj në një postim në Twitter e ka thumbuar Metën duke i kujtuar kohën kur ishte Kryeministër.

 

Veliaj thotë se fotoja e publikuar nga Meta nuk ka asnjë lidhje me Tiranën e vitit 2021 sepse aplikacioni i “il Meteo” e nxjerr ajrin e Tiranës sot shumë më të pastër.

 

“Të kesh nostalgji për Tiranën, kur ishte qyteti i fuksave të sigurimit, është e drejta jote. Por siç të mirëpriti ty, ka mirëpritur dhe 1 milionë të tjerë! p.s. Foto e Tiranës 1999 kur ishe KM me Sharrën tym e flakë e gëlqeret e Krujës si vello. S’ke asnjë ndërtesë 2021 në foto!”, shkruan Veliaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *