Subscribe

Me rastin e festave të fundvitit, kryebashkiaku Erion Veliaj mblodhi në një tryezë Forumin e Gruave te Partisë Socialiste, për të vlerësuar kontributin e tyre në shoqëri.

 

Veliaj shfrytëzoi këtë takim për t’u përgjigjur edhe akuzave për numrin e këshilltarëve në Bashkinë e Tiranës, duke i quajtur gënjeshtra.

 

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

“Dëgjova një idiotësi për këshilltarët e bashkisë. Tre prej tyre, vajza të shkëlqyera, paguhen nga Fondi Shqiptaro-Amerikan, por për çështje formaliteti duhet të vijë borderoja në bashki, që pastaj të marrin rrogën. Ato janë gra të shkëlqyera që kanë bërë qendra si “TUMO”, po mësojnë mijëra fëmijë se si të kodojnë, janë gra të shkëlqyera si ato që kanë bërë Agjencinë tonë të Rinisë. E filluan si këshilltare të paguara nga amerikanët, që i kalojnë në bordero të bashkisë, por sot kanë bërë gjërat më të bukura në këtë qytet. Unë jo vetëm që nuk e kam kompleks e nuk i fshihem kësaj, por jam super krenar për gocat tona.”

 

 

Vitin 2022 kreu i bashkisë e sheh si një mundësi të shkëlqyer për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë, duke përfituar nga fakti që Tirana do të jetë kryeqyteti evropian i rinisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *