Vazhdon të rritet për fat të keq numri I humbjeve në mesin e bluzave të bardha në Itali.

Këtë të mërkurë deri në orën 17:00 janë shënuar edhe 5 viktima të tjera në radhët e mjekeve.

Më I riu ishte një mjek në Torino, Ivano Garzena 49 vjec.

Në mesin e të vdekurve edhe Vinceza Amato, përgjegjëse e një departamenti në Bergamo.

Sipas të dhënave të bëra publike nga urdhëri Italian I mjekut, totali i bluzave të bardha që kanë vdekur  si pasojë e COVID 19 në këtë vend ka shkuar tashmë 31.

Viktimat janë mjeke në spitale të mëdha apo edhe mjeke familje ndërsa nuk mungojnë viktimat në radhët e mjekeve pensioniste të cilët ishi kthyer në detyre pas thirrjes së bërë nga qeveria italiane për të kontribuar në këtë situatë të vështirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *