Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropina në takimin e radhës në Malin e Zi patën si kryeçështje të diskutimeve të tyre planin e rritjes ekomonike për rajonin.

Kryeministri Edi Rama theksoi domosdoshmërinë për të mos bllokuar njëri tjetrin si krijimin e tregut të përbashkët rajonal dhe atë të anëtarësmit në Bashkimin Evropian.

“Të thellojmë bashkëpunimin rajonal, të miratohemi si shtete anëtare evropiane dhe ndërkohë vazhdojmë të bllokojmë veten, kjo është e pakuptimtë. Ta lemë politikën dhe çështjet dypalëshe dhe çdo gjë që ekzsiton mes nesh jashtë kësaj hapësire. Nëse bëjmeç gjithcka në stilin evropian do të lehtësojë dhe paqtojë atmosferën në mënyrë që të merremi me çështje dypalëshe”, tha Rama.

Edi Rama i është kthyer angazhimit të presidentit francez Emmanul Macron që vendet e Ballkanit Perëndimor deri në anëtarësimin e tyre me të drejta të plota të jenë pjesë e diskutimeve politike dhe ekonomike si vëzhgues.

“Të nisim një dialog politik me komisionin evropian dhe vendet anëtare për të fituar një status të ri. Vendet që janë në negociata duhet të kenë hapësirë në evropën politike për tu përfshirë si vëzhgues në të gjitha mekanizmat e Bashkimit Evropian si në terma politikë dhe ekonomik”, tha Rama.

Referuar paketës financiare që Bashkimi Evropian miratoi për Ballkanin Perëndimor, kryeministri Edi Rama i kërkoi Brukselit që të jetë garanti për vendet e rajonit kur këta të fundit kërkojnë hua-në e premtuar nga BERZH. Nga 6 miliardë eurot e vëna në dispozicion nga BE për BP, 2 prej janë janë grante dhe 4 milionë eurot e tjera kredi deri në vitin 2027./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *