Brenda 72 orësh 10 bomba artizanale janë dërguar me anë të postës dhe fatmirësisht asnjëra prej tyre nuk ka shpërthyer dhe asnjë njeri nuk është lënduar.

 

Por ajo që ka shtuar dyshimet, është se të gjithë shënjestrat janë njerëz të nivelit të lartë e njëkohësisht, të gjithë kritikë të presidentit amerikan Donald Trump.

 

Pakot bombë u dërguan në shtëpitë e Bill dhe Hilary Clinton, ish presidentit Barak Obama, Nënpresidentit Joe Biden, Ish-drejtorit të CIA-s John Brennan, kongresmenes demokrate Maxine Waters, Aktorit Robert De Niro, Ish-Prokurorit të Përgjithshëm Eric Holder, miliarderit George Soros, dhe rrjetit televiziv CNN.

 

Të gjithë këta persona e institucione janë në listën të padëshiruarve për kreun e Shtëpisë së Bardhë.

 

FBI vazhdon hetimet për të gjetur dërguesin e pakove me eksploziv, ndërsa ka kryer kontrolle të imtësishme në një zyrë postare në Miami.

 

Autoritetet po verifikojnë në disa pista, për shkak se një prej pakove është dërguar nga Florida. Zarfet ishin pothuajse njëlloj. Çdo pako kishte 6 flamuj amerikanë dhe pulla. Ato kanë vetëm një emër: nga Debbie Ëasserman Schultz, ish-kryetare e Komitetit Kombëtar Demokratik, që dyshohet se është përdorur për të çuar në destinacion pakot me eksploziv.

 

Mediat amerikane kanë shënjestruar presidentin amerikan Donald Trump, por zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders tha për mediat se presidenti e dënon dhunën në të gjitha format.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *