Subscribe

Sulmi me armë ndaj Saimir Taullaut në Lushnjë, dyshohet të ketë ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës. 47-vjeçari i cili tashme e ka lënë spitalin u qellua teksa ndodhej ne lokal ne vendin e quajtur Rotondo e Plugut. Plumbi i shkaktoi vetëm plage te lehta.

 

Burime pranë grupit hetimor bënë me dije për Vizion Plus, se deri më tani, pista ku po hetohet për identifikimin e autorëve është droga. Taullau ka qenë edhe më herët i skeduar për drogë, ku pak kohë më parë u kap në Durrës me 1.2 kg heroinë, së bashku me Laert Haxhiun.

 

Hetuesit janë duke verifikuar edhe ndonjë konflikt të mundshëm të tij, gjatë kohës që ka qenë në burg. Emri i Saimir Taullaut është lakuar edhe si i dyshuar në disa ngjarje te renda të ndodhura në Lushnjë, por në asnjë moment nuk është provuar fajësia e tij.

 

Hetuesit kanë pasur dyshime se 47-vjeçari ishte i përfshirë edhe në ngjarjen e ndodhur një vit më parë po në Lushnjë, u mbetën të vrarë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Nga te dhënat rezulton se Saimir Taullau ka ndihmuar në krim dy të kërkuarit Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin.

 

Familja Taullau njihet si rivale e fortë e bandës Aldo Bares. Në vitin 2005 u vra Baki Taullau, vëllai i Saimirit. Në atë kohë, ky i fundit dëshmoi në gjyq duke akuzuar si autorë, pjesëtarët e grupit të Aldo Bares ndërsa përplasjet mes tyre kanë nisur që në vitin 1997.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *